75 Mall Live Search
20:53 / E Premte, 04 Shtator 2020 / indeksADMonline

Shpërbërja e “Portokalli”: Çka po ndodh në prapaskenë?

Pas Xhemi Shehut dhe Salsano Rrapos, nga televizioni Top Channel është larguar dhe regjisori i “Portokallisë” i cili me vete do marrë shumë prej aktorëve që kanë luajtur në emisionin e humorit.

Në këtë sezon të ri televiziv, figura shumë besnike pranë këtij televizioni nuk do jenë më dhe sipas burimeve, Altin Basha ka firmosur një marrëveshje me ABC News. Me ikjen e tij, siç edhe diskutohet në media, do të shkrihet dhe emisioni i humorit që ai drejtonte, pasi protagonistët e “Portokallisë” do e ndjekin në televizionin e ri.

Por, ajo që ngelet e vështirë në kalimet që aktorët po bëjnë në programe të tjera televizive që mbartin një logo tjetër nga ajo e TCH, është autenticiteti i roleve që kanë.

Kjo pasi Top Channel ka “blerë” brandimin e tyre, kanë bërë një kontratë më parë më ta dhe kjo i pengon ata të vazhdojnë të luajnë rolet që publiku është mësuar t`i shohë, në televizione apo programe të tjera.