75 Mall Live Search
09:05 / E Shtunë, 05 Shtator 2020 / indeksADMonline

Me dekolte të hapur, Rita Ora në qendër të vëmendjes gjatë mbrëmjes në Londër

Rita Ora po shijon kohën pas karantinës në maksimum me miqtë e saj.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare u “kap” nga paparacit mbrëmjen e kaluar  pas një nate jashtë në Londër.

29 vjeçarja tërhoqi vëmendjen me veshjen e saj e cila ia theksonte për mrekulli format. me një palë pantallona diagonale dhe një triko të prerë të ulët, të kombinuar me një dekolte të hapur me ngjyrë të zezë, Rita duke e joshëse si përherë.

Me flokët e saj të gjata bionde, aksesor dhe me grim të theksuar, artistja britanike dukej mjaft bukur.

Ndryshe, vetëm pak javë më parë ajo kaloj pushimet në Greqi me të dashurin e saj të ri dhe miqtë e saj./Indeksonline/