75 Mall Live Search
10:44 / E Shtunë, 05 Shtator 2020 / indeksADMonline

Pas SHBA-së, kjo është agjenda e takimit të radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në BE

Pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, gjatë ditës së djeshme në Washington, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq do të zhvillojnë takime, në selinë e Shërbimit të Jashtëm të Bashkimit Evropian.

Takimi i nivelit të lartë është planifikuar të mbahet të hënën, në të cilën do të jenë të pranishëm liderët e të dy palëve, të Kosovës dhe Serbisë, në praninë e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punë të Jashtme, Joseph Borell, dhe të Miroslav Lajcak, Përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi.

Indeksonline ka siguruar dokument nga agjenda e tyre dhe temat që do të diskutohen.

Çështja e të pagjeturve, çështja e të zhvendosurve dhe bashkëpunimi ekonomik”, janë tri gjërat që do të diskutohen.

Kryeministri Hoti nesër (10 shtator) do të ketë takim themelues të grupit të miqësisë me Kosovën në legjislaturën e 9-të të Parlamentit Evropian, dhe do të paraqitet në Podcast të organizuar nga eurodeputeti Lukas Mandi.

Poashtu pasdite do të ketë takim me Presidentin e Parlamentit Evropian e me Komisionin për Punë të Jashtme të PE-së.

Ndërsa më 11 shtator, do të kthehet në Prishtinë./Indeksonline/