75 Mall Live Search
12:07 / E Shtunë, 05 Shtator 2020 / indeksADMonline

Genci: Çdo forcë politike kosovare duhet të shfrytëzojë përkrahjen e SHBA-së, sesa të provojë zhgënjimin e tyre

Dje u nënshkruar marrëveshja ekonomike në mes të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë në prani të presidentit amerikan, Donald Trump.

Reagime të shumta për këtë kishte si nga pozita ashtu edhe nga opozita kosovare, e një reagim nuk ka munguar as nga artisti, Genc Prelvukaj.

Përmes një postimi në Facebook, Genci ka thënë se është hipokrizi e madhe kur struktura opozitare kritikon delegacionet shtetërore për nënshkrimin e marrëveshjeve të sponsorizuara dhe nen direktive te Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Tutje Genci çdo kundërshtim paraprak ne raport me interesat Amerikane, sapo të kalohet në pozitë, ato gradualisht shkrihen dhe zhduken, çdo forcë politike në Kosovë, duhet të punojë të shfrytëzojë sa më mirë përkrahjen dhe qasjen pozitive të SHBA-së ndaj shqiptarëve, sesa të provojë zhgënjimin e tyre.

Më poshtë postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:

Hipokrizia me e madhe ne skenen politike te Kosoves eshte kur struktura opozitare kritikon delegacionet shteterore per nenshkrimin e marreveshjeve te sponzorizuara dhe nen direktive te Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Sjellja e tille eshte aq naive, sa qe te le pershtypjen qe ose nuk e kuptojne ekuilibrin e forces ose zhvillojne folklor politik. Amerika ka shembur dhe copetuar pergjate luftes se ftohte nje Bashkim Sovjetik te fuqishem, ka rrenuar dhe ndare Jugosllavine dhe ka ngritur e bashkuar Europen.

Eshte e palogjikshme deri ne banalitet dhe humor te mendohet se ne kendej, mund ti bejme balle teorive dhe programit te tyre, pjelle e se ciles ishte edhe clirimi i Kosoves.

Per kete arsye gjithcka qe flitet nga opozita, cdo kundershtim paraprak ne raport me interesat Amerikane, sapo te kalohet ne pozite, ato gradualisht shkrihen dhe zhduken. Eshte e pakuptimte pse duhet qe vetem me ardhjen ne pushtet te kuptohet forca dhe serioziteti i tyre. Keshtu para cdo reaksioni neverites, cdo force politike ne Kosove, duhet te punoje te shfrytezoje sa me mire perkrahjen dhe qasjen pozitive te SHBA-se ndaj shqiptareve, sesa te provoje zhgenjimin e tyre.