Kai Havertz hynë në histori të Chelseas menjëherë pas transferimit

Skuadra e Chelseas është duke zhvilluar një merkato tejet të çmendur duke sjellë shumë yje në skuadër.
Gjatë ditës së djeshme ata transferuan senzacionin gjerman, Kai Havertz, transmeton Indeksonline.
Gjermani i kushtoj Chelsea 80 milionë euro plus bonuse. Me këtë çmim, Havertz u bë transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit nga londra.
Ai e tejkaloj portierin, Kepa Arrizabalaga që i kishte kushtuar Chelseas 80 milionë euro. Pas portierit spanjoll është Alvaro Morata për të cilin Chelsea kishte paguar 66 milionë euro.
Amerikan, Pulisic i kishte kushtuar londinezëve 64 milionë euro. Top 5shën e transferimeve të shtrenjta tek Chelsea e mbyllë Fernando Torres që ishe blerë nga Liverpool për 58.5 milionë euro./Indeksonline/