Hoti- Netanyahut: Qeveria ime është e përkushtuar të hapë ambasadë në Jerusalem

Kryeministri, Avdullah Hoti i ka thënë kryeministrit, Benjamin Netanyahu se qeveria që ai udhëheq është e përkushtuar për hapjen e ambasadës dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.
Hoti përmes një postimi në Twitter i ka thënë Netanyahut: “Faleminderit Z. Netanyahu! Qeveria ime është e përkushtuar të hapë ambasadën në Jerusalem, të vendosë marrëdhënie diplomatike dhe të thellojë marrëdhëniet dypalëshe”, shkruan Indeksonline.
Kujtojmë që kryeministri i Izrealit, e ka mirëpritur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, në Washington.
“E mirëpres marrëveshjen me Kosovën për të qenë shteti i parë mysliman që hap një ambasadë në Jerusalem. Serbia do të jetë vendi i parë që hap një ambasadë në Jerusalem – pas përparimit historik me Emiratet e Bashkuara Arabe”.
Thank you Mr. Netanyahu! My government is dedicated to open the embassy in Jerusalem, establish diplomatic relations and deepen bilateral relations.???? https://t.co/wU5YOP6gcm
— Avdullah Hoti (@Avdullah) September 5, 2020