75 Mall Live Search
12:37 / E Diele, 06 Shtator 2020 / indeksADMonline

Hoti paralajmëron një takim të rëndësishëm të martën: Kosova është e bekuar me miqtë e saj, në të dy anët e Atlantikut

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti nesër do të udhëtoj drejt Brukselit për të zhvilluar bisedime me presidentin serb, Aleksander Vuçiq.

Hoti përmes një postimi në Facebook ka paralajmëruar që të martën në Bruksel do të zhvilloj një takim me Sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg, transmeton Indeksonline.

“Të martën, në selinë e NATO-s në Bruksel, takohem me Sekretarin e Përgjithshëm Jens Stoltenberg, të cilin e falënderoj për gatishmërinë. Kosova është e bekuar me miqtë e saj, në të dy anët e Atlantikut”, ka shkruar Hoti./Indeksonline/