Reagon Shpend Ahmeti për “shtegun e veturave”

Gjatë ditës së sotme në Prishtinë është parë se si shtegu i biçikletave po shfrytëzohet për parking të veturave.
Në lidhje me këtë ka reaguar kryetari, Shpend Ahmeti ku sqaroi se puna ende nuk ka përfunduar, shkruan Indeksonline.

“Puna ende nuk ka përfunduar. Përgjatë krejt shtegut do të vendosen pengesat e betonit që pamundësojnë parkimin e veturave”, tha Ahmeti.
Njoftimi i plotë:
“Disa portale kanë shkruar se si shtegu i ri i biçikletave në Dardani është kthyer në shirit parkingu për vetura.
Ju njoftojmë se puna ende nuk ka përfunduar. Përgjatë krejt shtegut do të vendosen pengesat e betonit që pamundësojnë parkimin e veturave.
Përndryshe, është e vërtetë që çfarëdo hapësirë që ja u lejojmë veturave do të na e marrin”.