Prishtina me më së shumti raste me koronavirus, më pas Prizreni e Gjakova

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 92 raste të reja me Covid-19.
Për nga numri i rasteve prin Prishtina me gjithsej 39, pasuar nga Prizreni e më pas Gjakova, shkruan Indeksonline.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 39 raste, komuna Prizren 10 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Gjilan, Han i Elezit, Kamenicë, Lipjan, Obiliq, Pejë, Shtime, Skenderaj, Suharekë dhe Viti”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Poashtu janë shëruar edhe 115 persona, dhe kanë vdekur 7 të tjerë.