75 Mall Live Search
17:23 / E Diele, 06 Shtator 2020 / indeksADMonline

Veseli: Kënaqësi të jesh në Has, dikur rrugë e furnizimit të UÇK-së

Çdoherë kënaqësi e nder i veçantë të jesh në mesin e banorëve të fshatrave Nikoliq e Vlahën e të Hasit në përgjithësi.

Veseli tha se dikur rrugë të furnizimit të UÇK-së, ku të rinjtë i shtuan radhët e saj, e ku shumë shtëpitë u shndërruan në baza të fuqishme të luftës çlirimtare, transmeton Indeksonline.

“Në shenjë falënderimi, zbuluam pllakat përkujtimore në kullat e rezistencës, shtëpinë e Sali Jahut në Nikoliq dhe atë të Alush Gradicës në Vlahën”, tha Veseli.

Ai shtoi se është gjithmonë mirënjohës për ndihmën e pakursyer në kohët e vështira.

“Hasi, si tërësi e trojeve shqiptare, dha shumë luftëtarë, dëshmorë e martirë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, përfundoi ai./Indeksonline/