75 Mall Live Search
11:15 / E Hënë, 07 Shtator 2020 / C E

Barcelona prezanton fanellat e treta, i kthehet “buzëqeshja” Messit

Barcelona ka nxjerrë në shitje fanellat e treta që do të përdorën në raste gjatë sezonit të ardhshëm.

Fanellat do të jenë ngjyrë rozë me detaje të zeza dhe të gjelbra si edhe reklama e Rakuten do të jetë e zezë, shkruan Indeksonline.

“Nike”, ka bërë një formë të veçantë për klubin katalonas ku shihet edhe ndryshimi i ngjyrave te logoja.

Fanellat janë bërë me teknologjinë e fundit dhe janë krijuar nga riciklimi i shisheve plastike dhe janë të padëmshme për mjedisin.

Leo Messi , i cili njoftoi të premten se do të vazhdojë, është imazhi kryesor i posterëve promovues të klubit, në të cilin shfaqen edhe lojtarë nga ekipi i grave, jo vetëm i burrave. /IndeksOnline/