75 Mall Live Search
11:22 / E Hënë, 07 Shtator 2020 / C E

6 ditë para nisjes së Premierligës, 2 lojtarë të Manchester Cityt dalin pozitivë me Covid-19

Manchester City ka njoftuar se dy lojtarë të tij kanë dalë pozitivë me koronavirusin në testet që janë bërë nga klubi këto ditë.

Riyad Mahrezi dhe Aymeric Laporte janë dy lojtarët që janë konfirmuar me Covid-19 vetëm gjashtë ditë para fillimit të Premierligës.

Ky është njoftimi i klubit:

Manchester City FC mund të konfirmojë se Riyad Mahrezi dhe Aymeric Laporte kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Të dy lojtarët aktualisht po kalojnë një periudhë të vetizolimit në përputhje me protokollin e Premier League dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për karantinën. Ata nuk kanë simptoma të virusit.

Të gjithë në klub urojnë Riyadin dhe Aymericin për shërim të shpejtë përpara kthimit të tyre në stërvitje dhe sezonit të ri. /IndeksOnline/