75 Mall Live Search
12:04 / E Hënë, 07 Shtator 2020 / C E

Lojërat Olimpike, në Tokio, do të mbahen vitin e ardhshëm “me apo pa Covid”

Lojërat Olimpike, në Tokio, do të mbahen vitin e ardhshëm “me apo pa Covod”, ka thënë zëvendëspresidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC).

John Coatesi e ka konfirmuar për agjencinë e lajmeve AFP se Lojërat Olimpike do të nisin më 23 korrik të vitit të ardhshëm, duke i quajtur “Lojëra që kanë pushtuar Covidin”.

Fillimisht ishin paraparë të organizoheshin në korrik të vitit 2020, por u shtynë, shkaku i pandemisë COVID-19.

IOC-ja më herët ka thënë se nuk do të ketë shtyrje të Lojërave Olimpike përtej vitit 2021.

“Këto lojëra, do të jenë lojërat që kanë pushtuar COVID-in, drita në fund të tunelit”, ka thënë Coatesi.