75 Mall Live Search
13:14 / E Hënë, 07 Shtator 2020 / C E

Bernard Berisha, zgjohet nga gjumi krah nënës së tij dhe me fanellë të Kosovës

Bernard Berisha përveç që u lavdërua ai edhe u kritikua për shkak të mënyrës se si zgjodhi të festonte.

Sot, ai ka postuar një foto në rrjetet sociale ku shfaqet në shtrat me fanellën e Përfaqësueses kosovare, si dhe mamin e tij në shtrat.

“Mirëmëngjes Kosovë! Mami të dua shumë!”, shkruan ai duke emocionuar ndjekësit në rrjetet sociale dhe duke dhënë mesazhin se ajo që ndodhi dje mbetet pjesë e së kaluarës.

“Golin ia dedikoj mamasë sime që është e sëmurë”, këto ishin fjalët e Bernard Berishës pas ndeshjes së mbrëmshme midis Kosovës dhe Greqisë e mbyllur me shifrat 1-2. /IndeksOnline/