6 të vdekur dhe 37 raste të reja me Covid-19, në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut gjatë-24 orëve të fundit janë regjistruar 37 raste të reja me pandeminë covid-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve me këtë virus në vend në 15.127.
Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 6 persona kanë humbur jetën në 24- orët e fundit, me çka numri i përgjithshëm i viktimave të shkaktuara nga ky virus është 623.
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 251 pacientë të shëruar nga Covid-19, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar nga ky virus në vend arrin në 12.486, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive me koronavirusin është 2.018.
Ministria e Shëndetësisë informon se në 24- orët e fundit janë kryer 484 teste për Covid-19, ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 158.003 teste.