75 Mall Live Search
16:14 / E Hënë, 07 Shtator 2020 / indeksADMonline

Lladrovci: Jemi kampion, kushdo që ka dilema në qeverisjen tonë, moti i kemi demantuar

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci thotë se komuna e tij është radhitur në ndër komunat më të mira për nga qeverisja, nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Ai ka thënë se sivjet janë kampion dhe kushdo që ka dilema në qeverisjen e tyre, moti i kanë demantuar, shkruan Indeksonline.

Kjo komunë është shpërblyer me grant me vlerë 803.000 euro.

“Qytetarë të komunës Drenasit, jemi kampion!

Kushdo që ka dilema në qeverisjen tonë, moti i kemi demantuar. Çdo vit, jemi radhitur ndër komunat më të mira, sivjet jemi kampion.

Faleminderit zyrtarë, qytetarë, institucione për vlerësim.

Urime dhe gëzuar qytetarë të komunës së Drenasit!”, ka shkruar kryetari.