Ardhja e profesionistëve shëndetësor nga Italia, Zemaj e falënderon ambasadorin Orlando

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se gjatë ditës së sotme është takuar me ambasadorin italian, Nicolas Orlando, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e dhënë.
Në vend tashmë kanë arritur profesionistët shëndetësor italianë që do të angazhohen në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës/ SHSKUK, me përvojën e tyre për të na ndihmuar në menaxhimin e situatës epidemiologjike, shkruan Indeksonline.
Njoftimi i plotë:
Në vazhdën e mbështetjes që po merr Ministria e Shëndetësisë dhe shëndetësia e Kosovës mirëpresim atë të rradhës nga shteti mik i yni, Italia, ku tashmë arritën profesionistët shëndetësor që do të angazhohen në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës/ SHSKUK, me përvojën e tyre për të na ndihmuar në menaxhimin e situatës epidemiologjike.
Për këtë, javë më parë ne kemi bërë kërkesë të veçantë, si dhe marrëveshje përkatëse me palën italiane për çka falënderoj ambasadorin Nicolas Orlando dhe shtetin mik të Italisë për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë për Kosovën në çdo kohë.
Kosova është jashtëzakonisht me fat që ka miq dhe partner në këtë rrugëtim!