75 Mall Live Search
16:34 / E Hënë, 07 Shtator 2020 / indeksADMonline

Vjen reagimi nga Vetëvendosje: Pyetjen për thika e harta, Thaçi t’ia bëjë vetes

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i është kundërpërgjigjur presidentit, Thaçi pasi ai gjatë ditës së sotme në një konferencë për media tha se të gjithë ata që kanë thënë se ka “thika, harta e ndarje të Kosovës” në Shtëpinë e Bardhë, duhet t’u kërkojnë falje qytetarëve.

Haxhiu tha se pyetja për thika e harta presidenti është shumë vonë t’ja bëjë dikujt tjetër, shkruan Indeksonline.

“Pyetja e tij është pyetje ekskluzivisht për vetën, ani pse përgjigjen e dijmë, madje të vërtetën. Tash pasi kjo gjë u vërtetua e stërvërtetua nga vet Grenell e Bolton nuk ka pse i bën pyetjet përgjigjet e së cilave i kemi të mirënjohura”

“Përtej kësaj, edhe para përgjigjeve të zyrtarëve amerikan kemi deklaratat e vet presidentit, nga deklarata në forumin e Alpbach në Austri, ku deklaronte se është i gatshëm edhe për marrëveshje ku përfshihen lëvizjet e kufijve, e deri te quajtja e veriut të vendit dhuratë e Rankoviqit, s’janë asgjë tjetër pos përpjekje me thika mbi hartën e Kosovës”, u shpreh Haxhiu.

“Kanë rënë të gjitha konspiracionet për thika, për ndarje e që ishin skeptikë për shtetin e Kosovës. Është mirë që ata njerëz t’u kërkojnë falje qytetarëve. Është mirë të kemi besim gjithmonë në përkushtimin e SHBA-së. Ju vetë ishit dëshmitarë a kishte thika, apo ndarje të Kosovës apo harta për të cenuar. Pra ishte fuqizim i shtetit të Kosovës në rrafshin ndërkombëtar, mendoj se njohja e Kosovës dhe reciproke midis Kosovës dhe Izraelit është një e arritur e madhe. Është e arritur strategjike”, ka thënë presidenti Thaçi./Indeksonline/