75 Mall Live Search
09:00 / E Martë, 08 Shtator 2020 / indeksADMonline

Hoti sot, në Bruksel, takohet me Stoltenbergun

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot gjatë ditës do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg.

“Të martën, në selinë e NATO-s, në Bruksel, takohem me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, të cilin e falënderoj për gatishmërinë. Kosova është e bekuar me miqtë e saj, në të dyja anët e Atlantikut”.

Shefi i Qeverisë kosovare gjatë vizitës zyrtare në Bruksel është takuar me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë –Serbi Mirosllav Lajçak dhe zëvendësndihmësdekretarin e Departamentit të Shtetit të SHBA-së Matthew Palmer.

Hoti, po ashtu është pritur  në një takim nga presidenti i Partive Popullore Evropiane (EPP), Donald Tusk.