75 Mall Live Search
12:50 / E Martë, 08 Shtator 2020 / indeksADMonline

Në lidhje me biznesmenin turk, Genta flet për planet e shtatzënësisë

Genta Ismajli, kohët e fundit është rikthyer me një projekt të ri muzikor që u prit mirë nga adhuruesit e saj.

Artistja e njohur kosovare  vetëm pak kohë më parë solli këngën “Ça me bo” në bashkëpunim me këngëtarin nga Shqipëria, Marselin.

Por, së fundi e ftuar në  Syri Televizion, Genta foli për jetën private dhe planet e shtatzënësisë.

E pyetur se kur do të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, Genta dha një përgjigje të shkurtër.

“Ndoshta vitin tjetër”, është shprehur Genta.

Kujtojmë se këngëtarja e njohur shqiptare është në lidhje me biznesmenin turk, Huseyin Usta./Indeksonline/