75 Mall Live Search
13:15 / E Martë, 08 Shtator 2020 / indeksADMonline

Hoti kërkon të raportojë në Kuvend për marrëveshjen, në Washington

Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, ka kërkuar t’i mundësohet që, në njërën nga seancat e ardhshme, të raportojë në Kuvendin e Republikës së Kosovës për marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, transmeton Indeksonline.

 Kjo është kërkesa e Hotit drejtuar kryetares së Kuvendit:

E nderuara kryetare e Kuvendit,

Të nderuar anëtarë të Kryesisë së Kuvendit,

Më 4 shtator 2020, në Uashington, në Shtëpinë e Bardhë, është arritur një marrëveshje e rëndësishme për vendin tonë lidhur me normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë. Ky është hap shumë i rëndësishëm drejt marrëveshjes përfundimtare për normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe njohje reciproke midis dy shteteve.

Në bazë të kompetencave dhe përgjegjësive të mia kushtetuese e ligjore, jam i gatshëm që në njërën nga seancat e radhës të Kuvendit të Republikës së Kosovës të raportoj para deputetëve për marrëveshjen në fjalë, si edhe për procesin e dialogut në përgjithësi.