U infektua me Covid-19 në fund të gushtit, vdes këngëtari i grupit të njohur

Bruce Williamson, lideri i grupit The Temptations, ka ndërruar jetë nga koronavirusi.
Bruce vdiq të dielën në mbrëmje në shtëpinë e tij në Vegas pasi u infektua me COVID-19.

Djali i Williamsonit postoi një homazh emocional pas vdekjes së tij ku shkruan: Nuk ka fjalë në botë që mund të shprehin se si ndihem tani të dua baba faleminderit që ishe i mrekullueshëm, faleminderit që ishe i dashur, faleminderit që ishe ai që ishe, do të takohemi përsëri. Të dua babi!
Williamsoni ishte pjesë e grupit The Temptations për vetëm 10 vjet nga i cili u largua në vitin 2015.

Ai zëvendësoi G.C. Cameronin në grupin e njohur që krijuan hite të shumta si “My Girl” dhe “Ain’t Too Kroud to Beg”.
Bruce lindi në Compton të Los Anxhelos, ai ishte 49 vjeç./Indeksonline/