75 Mall Live Search
13:47 / E Martë, 08 Shtator 2020 / indeksADMonline

Haradinaj-Stublla bisedoi me homologen nga Suedia, vlerëson marrëveshjen në Uashington

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, të martën zhvillova një bisedë telefonike përmbajtësore me ministren e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Suedisë, Ann Linde, të cilën e falënderova për përkrahjen që shteti suedez ka dhënë në vazhdimësi për Kosovën evropiane.

Kryediplomatja Haradinaj-Stublla tha se Kosova si shtet i pavarur dhe i njohur nga gati 2/3 e botës është fakt i pakthyeshëm dhe se tashti është radha e pesëshes së Bashkimit Evropian të avancojnë qëndrimin e tyre me njohje ndaj Kosovës.

“Marrëveshja e arritur në Uashington është hap i madh drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve me Serbinë, andaj kërkova që edhe në dialogun e Brukselit të ketë qartësi në tema dhe afat kohor më dinamik”, tha ministrja Haradinaj-Stublla.

Temë diskutimi gjatë kësaj bisede ishte edhe lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës në zonën Schengen, me ç’rast Haradinaj-Stublla shprehu pakënaqësinë që edhe pas 8 vjetësh ende nuk ka qartësi nga Bashkimi Evropian për obligimet kontraktuale ndaj Kosovës.