Aktori llapjan fton deputetët e Podujevës të dalin për kafe, që t’i dëgjojnë problemet e qytetarëve

Është prej aktorëve më të dashur për publikun dhe kjo falë rolit të tij si “Sofija”, Adnan Blaku nga ana tjetër është shumë aktiv edhe në rrjetet sociale.
Ai përmes statuseve të ndryshëm nuk e lë pa “goditur” edhe politikanët dhe shpreh mendimin e tij për problematika të ndryshme të vendit, shkruan Indeksonline.
Edhe në një postim që ka bërë së fundi, aktori i humorit ka ftuar deputetët e Podujevës që të dalin në qytetin e Llapit dhe të njihen me problemet e qytetarëve.
Adnani e tha se vetëm nëse takohen me ta mund të fitojnë dashurinë e tyre, madje tha se ai dhe të gjithë janë të gatshëm të pijnë kafe me ta.
Më poshtë statusi i tij i plotë pa ndërhyrje:
Te nderuar deputet te Podujeves, so me rendsi cilit subjekt jeni, ju kisha propozu dilni kapak ne qytetin Llap, e njoftohuni me problemet e qytetarve, se dashnin e tyre e fitoni tu nejt me ta. Une dhe shume Llapjan jemi te gatshum per kaffe me ju. Pak Diss ju bana, ama te gjithve ju kam miq t’mire… ju pershendes
