75 Mall Live Search
15:19 / E Martë, 08 Shtator 2020 / indeksADMonline

Arrestohet një person i dyshuar për kontrabandim me emigrant

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë nga  Gjykata Themelore në Pejë, i cili ishte i dënuar për veprën penale ‘Kontrabandim me  Emigrant’.

“Njësitet relevante të Stacionit Policor Istog, pas një pune operativo-hetimore kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin L. S. i lindur me 1973, M/Kosovar i cili është i dënuar për këtë vepër penale”, transmeton Indeksonline.

I njëjti pas arrestimit është dërguar në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej 18 muaj e Shtatëmbëdhjetë 17 ditë burg./Indeksonline/