Tre kosovar në formacionin startues të Zvicrës U21, njëri që do t’i bashkohet Kosovës

Tre futbollist me prejardhje nga Kosova janë përfshi në formacionin startues të Zvicrës U21 në ndeshjen ndaj Sllovakisë në kuadër të kualifikimeve të kampionatit evropian.
Toni Domgjoni, Bastien Toma dhe Andi Zeqiri luajnë nga minuta e parë në këtë sfidë, shkruan Indeksonline.

Andi tashmë e ka konfirmuar që do të luaj për Kosovën dhe mund të ftohet kundër Maqedonisë nëse i kompletohen dokumentët.
Zvicra është në vendin e parë në tabelë me 15 pikë aq sa ka edhe Franca por me një ndeshje më shumë të zhvilluar. /IndeksOnline/
