Reagon Grenell: Albin Kurti është kundër SHBA-së, ai ishte kundër ideve të Obames dhe Bushit

Lideri i VV-së, Albin Kurti, ka thënë se nëse subjekti i tij kthehet në qeverisje, atëherë nuk do të respektojë Marrëveshjen e Uashingtonit të arritur në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Richard Grenell, i dërguari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë- Serbi.
“Një gjë është e sigurt, ju gjithmonë mund të llogaritni që Albin Kurti është kundër SHBA-së.
Ai ishte kundër idevetë Obames, dhe kundër ideve të Bushit. Simbolika nuk e paguan qeranë por puna”, ka shkruar në një cicërimë Grenell.
