75 Mall Live Search
08:57 / E Mërkurë, 09 Shtator 2020 / C E

Njeriu i rekordeve, “mbreti” James i papërmbajtshëm në NBA

Askush nuk ka fituar më shumë ndeshje sesa LeBron Jamesi në një playoff të NBA.

Me fitoren e Los Angeles Lakersit 102-112 ndaj Houston Rockets, ylli i Ohio-s u bë “mbreti” i fitoreve pas sezonit me 162 fitore të akumuluara në 17 vjet në kampionat, duke tejkaluar 161 të Derek Fisherit.

Është diçka që mbushet me përulësi, diçka që unë kurrë nuk e kam ëndërruar“, deklaroi LeBroni në fund të lojës, shkruan Indeksonline.

Unë nuk kam ardhur në kampionat duke menduar të jem numri një në fitoret e playoffit, por të jem pjesë e një kulture fituese , të jesh fitues, duke ndihmuar shokët e mi të fitojnë. Ky është rezultati dhe është falënderim për të gjithë ata që më kanë shoqëruar, nga lart poshtë”, ka thënë Jamesi.

Lojtari festoi arritjen e tij të re dhe historike me 36 pikë, 7 kërcime, 5 asistime dhe 4 bllokime në një fitore shumë të rëndësishme për LA, që e vendos atë 2-1 në gjysmëfinalen e konferencës kundër Houstonit. /IndeksOnline/