75 Mall Live Search
11:00 / E Mërkurë, 09 Shtator 2020 / indeksADMonline

5.000 euro për të ikur nga Kosova, policia arreston kontrabanduesit

Janë arrestuar tre persona të dyshuar në pikëkalimin kufitar të Dheu i Bardhë, nën dyshimin e bazuar se ata kishin për qëllim të kontrabandonin dy viktimat meshkuj kosovarë për në shtete të Bashkimit Evropian.

Viktimat u kishin premtuar të dyshuarve deri në 5.000 euro për kontrabandimin e tyre drejt BE-së.

Policia u ka konfiskuar dy vetura kontrabanduesve, ndërsa me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa viktimat janë liruar.
Hetimet në lidhje me rastin vazhdojnë./IndeksOnline/