Propaganda e “The Jerusalem Postit”: Serbia s’e lëvizë ambasadën, nëse Izraeli e njeh Kosovën!

Gazeta izraelite “The Jerusalem Post” ka publikuar një propagandë se Serbia nuk do ta lëvizë ambasadën në Jerusalem në rast se Izraeli e njeh shtetësinë e Kosovës.
Ky mediumi pretendon se është bazuar te një burim i afërt me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, transmeton Indeksonline

“Serbia nuk do ta zhvendosë ambasadën e saj në Jerusalem, nëse Izraeli e njeh Kosovën si një vend të pavarur”, ka thënë burimi, i cili supozon se ka njohuri të afërta të marrëveshjeve të nënshkruara në Uashington.

Ndryshe, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi para disa ditësh se pas marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë, Kosova do të jetë “shteti i parë me shumicë myslimane që hap ambasadë në Jerusalem”.
“Siç kam thënë në ditët e fundit, rrethi i paqes dhe i njohjes së Izraelit po zgjerohet dhe shtete të tjera pritet t’i bashkohen atij”, është shprehur ai.
Njohja reciproke Kosovë-Izrael vjen pas ndërmjetësimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. /Indeksonline/