75 Mall Live Search
11:33 / E Mërkurë, 09 Shtator 2020 / indeksADMonline

Nagavci: Hipokrizi se si përfundoi çështja e njohjes së Kosovës, delegacioni bëri shkelje të Kushtetueses

Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje ka komentuar marrëveshjen e arritur në Washington, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Nga marrëveshja për normalizimin që na kishte raportuar e premtuar, kthehet përsëri prapa në koncensione për Serbinë, ashtu si e kemi parë edhe në të kaluarën. Kjo është hipokrizi se si përfundojë çështja e njohjes”, theksoi Nagavci, transmeton IndeksOnline.

 “Delegacioni bëri edhe shkelje të Kushtetutës duke hequr dorë nga aplikimet në organizata ndërkombëtare që sipas tyre t’u jepet hapësire bisedimeve e kjo gjë nuk i lejohet asnjë individi e aq më tepër kryeministrit Hoti”, vlerësoi ajo.