Afro 400 mijë euro grant i përfiton Suhareka, nga performanca komunale

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar për një grant të fituar nga kjo komunë si shkak i përformancës të mirë komunale.
Shuma e këtij granti është 392.327,78 euro, e cila bashkëfinancohet nga Ministria e Pushtetit Lokal, Zyra zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim, Suedia dhe Norvegjia.
Ky është njoftimi i plotë i kryetarit Muharremaj:
392.327.78 euro është vlera e grantit të performancës komunale që e ka fituar Komuna e Suharekës, e që bashkëfinancohet nga Ministria e Pushtetit Lokal, Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Suedia dhe Norvegjia.
Granti mund të përdoret për investime kapitale në çfarëdo fushe prioritare në përputhje me kompetencat dhe planet e komunës, konform marrëveshjeve tripalëshe që do të nënshkruhen para alokimit të grantit.
Bali Muharremaj

