“VV-ja kërkon ndihmën e PDK-së për rrëzimin e Qeverisë”, Haziri: S’është hera e parë…!

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka komentuar sot mocionin që ka iniciuar Lëvizja Vetëvendosje për rrëzimin e Qeverisë së Hotit.
Sipas tij, LVV-ja kishte bashkëpunuar me partinë e Kadri Veselit edhe në vitin 2017.
Ai thotë se javëve të fundit kabineti është duke kryer punën më mirë.
“Nuk është hera e parë, VV-ja ka bashkëpunuar me PDK-në edhe në vitin 2017 kur e kanë rrëzu Isa Mustafën, unë besoj shumë që është çështje e tyre, kabineti po e kryn punën e vet në mënyrën më të mirë javët e fundit dhe stabiliteti varet me angazhimin në Kuvend”, është shprehur ai.