Goli i “çmendur” i Ronaldos nga goditja e lirë për të cilin po flasin të gjithë

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, ka shënuar golin e 100-të për Portugalinë. Këtë gol jubilar, Ronaldo e realizoi në mënyrë maestrale, nga goditja e dënimit.
Një gjuajte e lirë perfekte në minutën e 45-të të ndeshjes, i dha epërsinë Kombëtares së tij. Golin e 100-të kapiteni i Portugalisë e shënoi kundër Suedisë, në ndeshjen që u zhvillua mbrëmë në Friends Arena në Stockholm.
Ronaldo shënoi edhe në pjesën e dytë, për rezultatin përfundimtar 0:2 në këtë takim. Në Ligën e Kombeve, Portugalia me Suedinë bëjnë pjesë në Grupin 3 të Ligës A bashkë me Francën dhe Kroacinë.