Hoti nesër në vizitë zyrtare në Bruksel, zhvillon këto takime…

Kryeministri i, Avdullah Hoti, do të qëndrojë nesër për vizitë zyrtare në Bruksel.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media.
Gjithashtu u theksua se gjatë kësaj vizite, kryeministri Hoti do të zhvillojë disa takime në Parlamentin Evropian, ku ndër të tjerash do të takojë Presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli, Grupin e Miqësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian, Eurodeputetë, si dhe Komisionin për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, raporton Indeksonline.

Duhet përkujtuar që gjatë javës së kaluar Hoti qëndroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku u nënshkrua marrëveshja në Washington, e më pas udhëtoi në Bruksel, ku edhe u zhvillua takimi i rifillimit të dialogut Kosovë-Serbi./Indeksonline/