Anel Rashkaj tregon se pse nuk ishte i ftuar në fitoren e SJK kundër Inter Turku

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Anel Rashkaj sot nuk ishte i ftuar fare në skuadrën e SJK për takimin kundër Inter Turku.
Skuadra e SJK arriti që ta fitoi takimin kundër, Inter Turk me rezultatin final në 3:2, por aty mungonte emri i Rashkajt, ai nuk ishte i përfshirë fare në sfidën e vlefshme për Ligën finlandeze, shkruan Indeks Online
Në një prononcim për Sportin në IndeksOnline, Anel Rashkaj tregojë se pse sot nuk ishte i ftuar në fitoren e skuadrës së tij.

” Kur jam kthyer nga Kosova, jam detyruar që ta bëjë testin për Covid-19 prapë dhe nuk ka ende një përgjigje nga laboratori, për këtë arsye unë sot nuk isha i ftuar në klubin tim. Pra, pa marrë përgjigje nuk mund të luajë, shpresoj se nesër marr rezultatin”, tha Rashkaj për IndeksOnline
Kujtojmë se mesfushori ynë ka zhvilluar 27 paraqitje për skuadrën nga Finlanda, Seinajoen Jalkapallokerho.