Bukuroshja shqiptare shkëlqen në tapetin e kuq të Festivalit të Venecias

Përkundër pandemisë Covid-19 që ka bllokuar shumë aktivitet, një festival ndërkombëtar i filmit ka vendosur të mbahet në masat parandaluese të virusit.
“Venecia International Film Festival” po zë vend nga 2 deri me 12 shtator në Itali duke mbledhur disa prej yjeve më të mëdha të filmit, muzikës dhe televizionit.
Edhe këtë vit konkurrenca më e madhe ishte për paraqitjen sa më me stil në tapetin e kuq ku emra të njohur shkëlqyen dhe morën gjithë vëmendjen.
Por, as këtë vit nuk ka munguar prezenca e femrave shqiptare, është modelja dhe bllogerja e njohur nga Shqipëria, Aurela Hoxha e cila sonte po parakalon në tepihun e kuq të festivalit që ka vëmendjen e gjithë mediave botërore.
E veshur në një fustan të gjatë me ngjyrë të zeza, Aurela mahnit me dukej elegante dhe me shumë shije.
Kujtojmë që Aurela prej kohësh është larguar nga Shqipëria për të jetuar dhe punuar në Spanjë./Indeksonline/