75 Mall Live Search
22:37 / E Mërkurë, 09 Shtator 2020 / indeksADMonline

Policia u shqipton gjobë për mos-vendosje të maskës, vajzat gati futen në veturën zyrtare!

Që nga votimi i ligjit anti-COVID, policëve iu është dhënë e drejta për t’i gjobitur qytetarët të cilët nuk bartin maska, nuk respektojnë distancën apo nuk i përmbahen masave të tjera të përcaktuara nga institucionet përgjegjëse për parandalimin e pandemisë.

Por teksa vendosën t’i gjobisin dy vajza në qytetin e Pejës, ata i lejuan të njëjtat që të afrohen aq afër veturës në të cilën po qëndronin, sa thuajse të njëjtat hynë brenda.

Në një video të dërguar në Indeksonline shihet qartë momenti kur vajzat nga dritarja e veturës zyrtare zgjasin muhabetin me policët të cilët ishin në orar të punës pak minuta më parë.

Për më tepër shikoni videon në fjalë./Indeksonline/