75 Mall Live Search
23:28 / E Mërkurë, 09 Shtator 2020 / indeksADMonline

Albion Ademi i pandalshëm në Finlandë, shënon dy gola të bukur për skuadrën e tij

Albion Ademi po shkëlqen në Finlandë, ai ka shënuar dy gola të bukur sot ndaj Lahtit në barazimin 2:2.

Ademi është pjesë e IFK Mariehamn, ku sot tregoi se është në formë pasi i ndihmoi skuadrës së tij të mbyll ndeshjen me barazim, shkruan IndeksOnline

Sulmuesi ynë golin e parë e realizoi në minutën e 61-të, kur hyri në aksion pas një sprinti nga gjysma e fushës.

Ndërkohë, golin e dytë e shënoi 10 minuta më vonë. Ai plasoi një gjuajtje tejet të fuqishme nga largësia.

Më poshtë videon e golave të tij.