Vetteli braktis Ferrarin, arrin marrëveshjen me këtë skuadër

Sebastian Vetteli, 4 herë kampion bote në Formula 1, do të pilotojë me makinën Aston Martin sezonin e ardhshëm.
Piloti aktual i Ferrarit, do të largohet nga makina italiane në fund të këtij sezoni dhe ka vendosur të garojë me Aston Martinin.
Për Vettelin, kjo është makina e pestë në karrierën e tij në Formula 1: BMW Sauber, Toro Rosso, Red Bull, Ferrari e sezonin e ardhshëm Aston Martin.
Gjermani largohet nga Ferrari pas 6 sezonesh, ku arriti 14 fitore, por nuk ia doli të shpallej kampion bote. /IndeksOnline/
CONFIRMED: Four-time @F1 World Champion Sebastian Vettel signs up for 2021 and beyond ?️
— BWT Racing Point F1 Team (@RacingPointF1) September 10, 2020
Get the full story right here ⬇️https://t.co/zI8JeBEemc #F1