75 Mall Live Search
10:58 / E Enjte, 10 Shtator 2020 / indeksADMonline

Prokurori i Shtetit: Gjatë 24- orëve janë ngritur 26 aktakuza, kundër 36 personave

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24-orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzetegjashtë (26) aktakuza kundër tridhjetegjashtë (36) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë tetë (8) persona, si edhe janë bërë gjashtë (6) kërkesa për caktimin e paraburgimit të gjashtë (6) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24-orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24-orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person. Po ashtu ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24-orëve të fundit ka ndaluar dy (2) person për vepra të ndryshme penale. Me urdhër të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë dërguar në ndalim 48- orësh.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24- orëve të fundit, ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër trembëdhjetë (13) personave për vepra të ndryshme penale.