75 Mall Live Search
14:51 / E Enjte, 10 Shtator 2020 / indeksADMonline

VV: Hoti jo vetëm që i lejoji korridorin Serbisë, por edhe do ta ndërtojë atë!

Lëvizja “Vetëvendosje” ka kritkuar edhe sot Qeverinë e Avdullah Hotit për marrëveshjet, sipas tyre, të dëmshme të nënshkruara me 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

Në theks të veçantë ishte marrëveshja që tregon se Kosova do të lejojë korridoret hekurudhore e rrugore që Serbia të dalë në detin Adriatik.

Deputeti i partisë së Albin Kurtit, Hekuran Murati e konsideroi skandaloze që investimin për “korridorin e Serbisë” do ta bëjë shteti i jonë.

“Delegacioni i dha korridorin pa marrë asgjë. Nuk është vetëm puna e korridorit, por edhe investimin t’i ja bëjmë ne.

Është e pavërtetë që do të ketë miliarada. Këto janë premtime sikurse në fushata zgjedhore për 200 mijë vende pune”, është shprehur Murati.  /Indeksonline/