75 Mall Live Search
17:02 / E Enjte, 10 Shtator 2020 / indeksADMonline

Takohen Mustafa-Haradinaj dhe Limaj, çfarë po diskutohet?

Liderët e koalicionit, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, kryetari i AAK-së dhe NISMA-së, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj, janë duke zhvilluar një takim.

Indeksonline mëson se takimi po mbahet në njërin prej lokaleve në qendër të Prishtinës.

Temë diskutimi është mbarëvajtja e punëve të Ekzekutivit si dhe dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Fokus i këtij takimi padyshim është edhe diskutimi i marrëveshjes së 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë.

Indeksonline do t’ju mbajë të informuar …