75 Mall Live Search
19:32 / E Enjte, 10 Shtator 2020 / indeksADMonline

Morena dhe Stresi paralajmërojnë “Bad Girl”, zbulojnë detaje dhe datën e publikimit

Morena Taraku dhe reperi nga Shqipëria, Stresi kanë bashkuar edhe një herë forcat për një duet.

Dyshja të cilët njihen për raportet e mira që kanë, vite më parë lansun këngën e parë së bashku.

Ndërsa, bashkëpunimi i dytë tashmë është finalizuar dhe pritet të publikohet me 24 shtator.

Kështu bën të ditur vet artistët përmes një video të shkurtër të shëputur nga videoklipi.

“24.09 Bad Girl. Për shkak të vonesave në disa platforma premiera e këngës BAD GIRL do dal me 24/9 !!!”, kanë shkruar Morena dhe Stresi në postimin në Instagram./Indeksonline/