Osmani me Kosnettin kujtojnë viktimat e sulmit terrorist në SHBA

Nesër, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me ambasadorin amerikan Philip Kosnett, do të vendosin kurora me lule tek pllaka përkujtimore e 11 Shtatorit.
Kjo do të bëhet për kujtim të 11 Shtatorit të vitit 2011, respektivisht viktimave të sulmit terrorist në SHBA, shkruan Indeksonline.
Sipas njoftimit të Kuvendit, kjo ngjarje është paraparë të ndodhë nesër duke filluar nga ora 10:00.