“Nissani” shtyn “Qashqain” e ri për 2021-n
Ndonëse “Nissani” fillimisht kishte planifikuar që ta niste prodhimin e një gjenerate të re të modelit “Qashqai” në tetor, një gjë e tillë megjithatë nuk do të ndodhë.
Si shkruan, “Financial Times”, fillimi i prodhimit të “Qashqait” të ri është shtyrë për mesin e vitit të ardhshëm.
“Nissani” nuk ka komentuar zyrtarisht pretendimet e tilla, por ka përkujtuar se vazhdojnë përgatitjet e fabrikës, për prodhimin e modelit të ri.