75 Mall Live Search
13:04 / E Premte, 11 Shtator 2020 / indeksADMonline

Zjarret në Kaliforni, pamje “apokaliptike” nga San Francisco

Në San Francisko, qielli bëhet portokalli. Shkaku janë retë e tymit nga zjarret që po shkatërrojnë zona të mëdha të Kalifornisë dhe shteteve të tjera në bregun perëndimor të SHBA-së.

Tymi nuk i linte rrezet e diellit të depërtonin dhe horizonti i San Franciskos, si Oaklandi dhe Berkeley,u bënë portokalli duke kujtuar skenarë nga filmat apokaliptikë.

Kujtojmë se prej disa ditësh, zjarret masive kanë përfshirë Kaliforninë, ku deri tani kanë lënë të vdekur 10 persona.