75 Mall Live Search
22:33 / E Premte, 11 Shtator 2020 / indeksADMonline

Humb jetën i riu si pasojë e aksidentit, në rrugën Prizren – Gjakovë

Ka ndodhur një aksident me fatalitet në rrugën Prizren – Gjakovë, saktësisht në afërsi të fshatit Piranë.

Nga ky aksident ka mbetur i vdekur një person i moshës së re, ndërsa janë lënduar tre të tjerë.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Një veturë Mercedes, një traktor dhe një kamionetë janë përplasur ndërmjet vete.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:15 minuta, ndërsa ende nuk është e qartë se si ka ardhur deri te përplasja e tre automjeteve ndërmjet vete.

Indeksonline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes