75 Mall Live Search
23:10 / E Premte, 11 Shtator 2020 / indeksADMonline

Përfundon gara për vajzat e Kosovës në “Beach Volley U20”

Kombëtarja e Kosovës në “Beach Volley U20”,  konkurrenca e femrave, e mbyll garimin në Kampionatin Evropian U20, që po mbahet në Brno të Çekisë.

Dyshja Hasani, Avdullahu, përkundër dhënies së maksimumit, nuk arriti të marrë rezultate pozitive ndaj kombëtareve të Polonisë, Suedisë dhe Andorrës, prej të cilave pësuan humbje 2:0 në sete, në kuadër të grupit E.

Më shumë fat për vashave tona në garat e ardhshme ndërkombëtare.