75 Mall Live Search
10:02 / E Shtunë, 12 Shtator 2020 / indeksADMonline

Dikur u nominua për Oscar, sot aktori punon në mobil shop

Barkhad Abdi, aktori i cili luajti në filmin ‘Captain Phillips’, mbeti pa para pas luajtjes në këtë film dhe u kthye që të punojë në mobil shopin e vëllaut të tij në Minneapolis.

 ‘Captain Phillips’ kishte një sukses të jashtëzakonshëm komercial, duke fituar mbi 218 milionë euro në arkat filmike.

Ngjarja e filmit nisë kur në prill të vitit 2009, anija amerikane e Maersk Alabama lundron drejt destinacionit të saj në një ditë që duket si çdo tjetër. Papritur, piratët somalezë garojnë drejt anijes, ngjiten në bord dhe marrin të gjithë peng.

Kapiteni i anijes, Richard Phillips (Tom Hanks), kërkon të mbrojë ekuipazhin e tij nga pushtuesit armiqësor, dhe udhëheqësi i tyre, Muse (Barkhad Abdi). Piratët kërkojnë miliona dollarë, dhe Phillips duhet të përdorë mendjen e tij për t’u siguruar që të gjithë mbijetojnë dhe kthehen në shtëpi të sigurt.

Mirëpo edhe pse filmi Captain Phillips ishte një sukses komercial, duke fituar aq shumë para në arkat filmike, aktori somalez Barkhad Abdi, u pagua vetëm 65 mijë dollarë për rolin e tij. Ai la gjithçka pas për të filluar karrierën si aktor, por pas filmit mbeti aq pa para, sa edhe kostumin që e veshi në natën e çmimeve Oskar ku ishte i nominuar, u detyrua ta marrë me qera, e jo ta blejë.

Kështu ai u detyrua të punojë në mobil shop-in e vëllaut të tij në Minneapolis, ndonëse pati herë pas here role të vogla në projekte të tjera.